Pyetjet e shpeshta:

1. Çka është trajtimi me Transpacorrect?

Trajtimi me Transpacorrect është një proces i vendosjes së një proteze transparente për drejtimin e dhëmbëve.

2. Cilat janë benefitet kryesore të trajtimit me Transpacorrect?

Protezat janë trasparente dhe nuk vërehen që i keni të vendosura, mund ti hiqni për të ngrënë, për të pirë apo për ti pastruar dhëmbët. Nuk ka tela metalik që mund të ju irritojnë gojën.

3. A jam i garantuar që do të kem dhëmbë të drejtë pas trajtimit?

Çdo buzëqeshje është unike, prandaj trajtimi juaj me Transpacorrect fillon me një konsultë. Gjatë konsultimit tuaj, mjeku juaj do t'ju ndihmojë të përcaktoni se çfarë mund të bëjë trajtimi me Transpacorrect për buzëqeshjen tuaj.

Ne nuk mund të garantojmë një rezultat të veçantë të trajtimit, por ju inkurajojmë të ndani qëllimet tuaja të trajtimit me mjekun tuaj në konsultën tuaj.

4. A është i duhur për mua trajtimi me Transpacorrect?

Po, trajtimi me Transpacorrect mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyer si për të rritur ashtu dhe adoleshentë që kërkojnë një metodë praktikisht të padukshme për të përmirësuar buzëqeshjen e tyre.

5. Si mund ta filloj trajtimin me Transpacorrect?

Trajtimin me Transpacorrect mund ta filloni duke kontaktuar me njërin nga dentistët që lehtësisht mund ta gjeni në website-in tonë, ku keni opsionin që të gjeni dentistin më të afërt që e ka produktin tonë, i cili mund të ju përgjigjet të gjitha pyetjeve që keni. (link to - Gjeni lokacionin tim më të afërt)

6. A mund të drejtohem te cilido dentist ose ortodont për trajtimin me Transpacorrect?

Shumë ortodontë dhe dentistë e kanë produktin tonë, por jo të gjithë. Andaj duhet të vizitoni dentistët që e kanë produktin tonë, të cilët mund ti gjeni lehtësisht në faqen tonë. (link to - Gjeni lokacionin tim më të afërt)

7. Sa do të zgjatë trajtimi me Transpacorrect?

Kohëzgjatja e trajtimit varet se sa komplekse është çështja juaj. Mjeku juaj do të përcaktojë se sa do të zgjasë trajtimi. Mesatarisht, koha e trajtimit me transpacorrect është një vit, nëse e mbani protezën sipas udhëzimeve do të shihni rezultate brenda disa jave.

8. Sa orë në ditë duhet t'i mbaj këto proteza?

Për rezultate më të mira, duhet ti mbani prej 20 deri në 22 orë në ditë, mund t'i largoni kur hani, pini ose kur pastroni dhëmbët.

9. A mund ta bëjë trajtimin me Transpacorrect vetëm për dhëmbët e sipërm apo vetm për dhëmbët e poshtëm?

Opsionet e trajtimit me Transpacorrect janë në dispozicion qoftë vetëm për dhëmbët e sipërm apo vetëm të poshtëm, por ju preferojmë të konsultoheni me mjekun tuaj për nevojat tuaja individuale.

10. Si ndryshon trajtimi me Transpacorrect nga opsionet e tjera të drejtimit të dhëmbëve?

Protezat e padukshme Transpacorrect janë bërë nga një material transparent, i cili i lëviz dhëmbët në mënyrë të qetë dhe të parashikueshme.

11. Momentalisht kam proteza fikse, a mund të kaloj në trajtimin me Transpacorrect?

Patjetër! Mjekët tani po trajtojnë një numër të konsiderueshëm të pacientëve me një kombinim të protezave fikse dhe protezave të padukshme. Konsultohuni me mjekun tuaj për të përcaktuar mënyrën më të mirë të trajtimit për buzëqeshjen tuaj.

12. Që nga heqja e protezave fikse, dhëmbët e mi janë zhvendosur, a mundet Transpacorrect ta rregulloj këtë?

Po, protezat e padukshme mund të trajtojnë të gjitha çështjet e drejtimit të dhëmbëve nga ato të thjeshta e te ato komplekse.

13. A ka ndonjë kufizim në ato që mund të ha gjatë trajtimit?

Asnjë! Protezat e padukshme janë të padukshme dhe ato mund të hiqen, kështu që nuk ka asnjë kufizim.

14. A është trajtimi me Transpacorrect i dhimbshëm?

Trajtimi me Transpacorrect bëhet duke i lëvizur dhëmbët butësisht, por disa njerëz mund të ndjejnë shqetësime të përkohshme në ditët e para, dhe kjo është më se normale.

15. A do të ketë efekt trajtimi me Transpacorrect nëse i mbajë protezat vetëm gjatë natës?

Jo, për ti arritur rezultatet e dëshiruara, duhet ti mbani protezat 20-22 orë.

16. A i njollosë pirja e duhanit protezat transparente?

Ne nuk e rekomandojmë pirjen e duhanit gjatë mbajtjes së protezave sepse duhani mund ti njollosë ato.

17. A mund të përtyp çamçakëz përderisa i kam të vendosura protezat transparente?

Jo, çamçakëzi do të ngjitet në protezën tuaj.Ne ju rekomandojmë heqjen e protezave për të gjitha vaktet, përfshirë edhe për çamçakëz.

18. A mund të më rrëshqasin protezat përderisa jam në gjum?

Vështirë rrëshqasin sepse janë të krijuara për të i'u përshtatur mirë dhëmbëve tuaj. Kështu, kjo nuk duhet të jetë një shqetësim.

19. Për një kohë nuk i kam përdour protezat transparente, a do të më përshtaten akoma ato?

Përgjigja varet nga sa kohë keni kaluar pa i mbajtur ato. Nëse ka kaluar vetëm një kohë e shkurtër, ato duhet të ju përshtaten, por mund t'i ndjeni pak të parehatshme. Nëse ka kaluar një kohë më e gjatë, flisni me mjekun tuaj.

20. Si duhet të kujdesem për protezat e mia transparente?

Mund t’i pastroni me një furçë dhëmbësh dhe pastë dhëmbësh dhe t’i shpërlani ato me ujë të vakët, por jo të nxehtë pasi mund ta dëmtoni plastikën. Është e rëndësishme t'i pastroni ato pas çdo vakti para vendosjes së tyre.

21. Po sikur ta humbas ose ta thyej protezën, çfarë duhet të bëjë?

Nëse e humbni ose e thyeni protezën, menjëherë lajmëroni mjekun tuaj. Mjeku juaj do të punojë me ju për të siguruar që ju të qëndroni në rrugë të mbarë me planin tuaj të trajtimit, i cili mund të përfshijë vendosjen e një grupi të mëparshëm të protezave, apo grupin tuaj të ardhshëm të protezave. Transpacorrect është gjithmonë i gatshëm t'i ribëjë protezat pa pagesë në rast se ato thyhen apo humbasin, kjo vlenë vetëm njëherë për pacient.

22. A mund t'i porosis protezat e padukshme direkt nga faqja e Transpacorrect?

Të gjitha protezat e Transpacorrect mund të porositen vetëm përmes dentistit i cili e ka produktin tonë.

23. A do më duhet të vendos mbajtëse (retainers) pas përfundimit të trajtimit me Transpacorrect për të parandaluar kthimin e dhëmbëve në gjendjen e mëparshme?

Shumica e doktorëve i rekomandojnë mbajtëset (retainers) pas përfundimit të çfardo lloj trajtimi për drejtimin e dhëmbëve, qoftë me Transpacorrect apo proteza fikse.

Contact

St. "Hyzri Talla" , Sunny Hill ,
10000 Pristina, Kosovo

transpacorrect@gmail.com

Follow Us